Në “Anfield” mbrëmjen e sotme do të luhet gjysmëfinalja e kthimit e Champions League, ku Liverpooli do të presë Barcelonën
Takimi i parë në “Camp Nou” ka përfunduar me fitoren e pastër 3-0 të katalanasve dhe anglezëve u duhet një mrekulli për të siguruar biletën e finales.
Ky takim do të luhet në orën 21:00 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.
Trajneri Jurgen Klopp nuk ka në dispozicion Salah dhe Firminhon, teksa i ka dhënë mundësi Xherdan Shaqirit të luajë që nga minuta e parë.
Më poshtë mund të shihni formacionet e të dy ekipeve.