Milani pritet që t’ia shesë përfundimisht Sevillas sulmuesin Andre Silva, teksa ka filluar që tani të mendojë se cilin do të blejë.
Kuqezinjtë do të përfitojnë 40 milion euro dhe me këto para pritet që t’i bëhet oferta Maseilles për Florian Thauvin.
Mediat franceze raportojnë se klauzola e Thauvin është pikërisht 40 milion euro, ndaj Milani do ta ketë të lehtë për ta blerë gjatë merkatos së verës.