Në një aksident automobilistik të ndodhur të martën mbrëma, ka humbur jetën i riu shqiptar, Amir Ademi.

Njoftimin e ka dhënë klubi shqiptar, FC Kosova Regensburg në Facebook.

Mediat gjermane kanë dhënë disa detaje për vdekjen e 22-vjeçarit.

Ai u aksidentua në aksin rrugor midis Abensberg dhe Arnhofen.

22-vjeçari ishte duke drejtuar një Peugeot dhe është përplasur me një Wolsvagen Pasat.

Shoferi i Wolsvagenit është lënduar dhe është dërguar në spital, ndërsa makina e futbollistit shqiptar ishte kapluar nga zjarri dhe ai nuk kishte arritur të dilte. Policia po kërkon dëshmitarë se si ndodhi aksidenti, derisa dëmi vlerësohet rreth 12 mijë euro.

Ndeshjet e klubit shqiptar në Gjermani janë anuluar. Ademi ishte pjesë e klubit nga viti 2016, duke u konsideruar një talent i jashtëzakonshëm, por edhe një person shumë i mirë.

Amir Ademi lë pas prindërit e tij një motër më të vogël dhe një vëlla më të vogël.