“Shumë e lumtur që Tirana ka një maratonë të tillë si të gjithë kryeqytet e botës”. Kështu u shpreh kampionia e atletikës shqiptare Luiza Gega e cila për të tretën herë mori pjesë në Maratonën e Tiranës.

“Njerëzit dhe këtu tek ne kanë kuptuar që sporti është shëndet mbi të gjitha. Sigurisht është një sfidë në radhë të parë me veten dhe këtë duhet të kenë të gjithë njerëzit parasysh që sfidën më të madhe e kanë me veten e tyre”, theksoi Gega, ndërsa shprehu gëzimin që në maratonë morën pjesë shumë njerëz.

“Nuk mund të lë që të mos marr pjesë në një maratonë të tillë dhe më në fund jam shumë e lumtur që Tirana ka një maratonë të tillë. Ashtu si të gjithë kryeqytetet e botës dhe ne kemi maratonë tonë dhe kur mund të marrin pjesë të gjithë kategoritë e personave, jo vetëm ata elitë por edhe ata që garojnë për qejf”, u shpreh Luiza Gega.