Një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme.

Treni është përplasur me makinën nga ku ka mbetur i plagosur një 11-vjeçar me inicialet A.S, i cili është djali i shoferit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e urës së Gërdecit. Treni i linjës Tiranë-Durrës ka aksidentuar makinën me targa AA181PJ.

Njoftimi i Policisë:

Informacion Paraprak

Më datë 18.08.2018, rreth orës 18:20, tek “Ura e Gërdecit”, treni i linjës “ Tiranë-Durrës” është përplasur me mjetin me targa AA181PJ me drejtues shtetasin F. S., dhe pasagjer shtetasin A. S., rreth 11 vjeç ( djali i F. S.).

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar fëmija i mitur A. S., 11 vjeç, i cili po dërgohet në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave. /G.Gj/Lexo.al/