Ivan Rakitic po kërkohet nga tre skuadra nga Serie A.
Mesfushori kroat po kalon momente të vështira te Barcelona, duke humbur vendin e titullarit pas transferimit te Frenike de Jong nga Ajax.
Mediet në Itali raportojnë se Juventus, Milan dhe Inter janë vënë pas Rakitic, që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Sevillas.
Për Rakitic ka pasur interesim edhe nga Manchester United, por që së fundi është larguar nga gara.