Gjykata e Shkodrës vendosi për t’i vërtetuar mandatin Valdrin Pjetrit, si kryetar i Bashkisë së Shkodër i zgjedhur fitues në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Vendimi u mor në një seancë ku ishte i pranishëm vetë Pjetri i shoqëruar nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Eridian Salianji. Seanca gjyqësore u drejtua nga gjyqtari Hasan Selimi.
Tre ditë më parë, kjo gjykatë e shtyu vendimin për konfirmimin e mandatit të Valdrin Pjetrit, për tu njohur me provat e paraqitura nga Bashkia e Shkodrës, me kryetaren në ikje Voltana Ademi, që pretendonte parregullsi në procesin zgjedhor.
Bashkia e Shkodrës u përfaqësua në këtë proces nga avokati Jordan Daci.