Mbrojtësit e lirisë së shtypit kanë reaguar të ngazëllyer, pasi një gjyqtar në pjesën e pushtuar turke të Qipros shpalli të pafajshëm dy gazetarë të akuzuar për fyerje të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Gjyqi rrëzoi akuzat për shpifje kundër Şener Levent dhe Ali Osman Tabak, të cilat u bënë pasi një e përditshme me tirazh të vogël “Afrika” publikoi një karikaturë ku një statujë greke po urinonte në kryet e Erdoganit.

“Reagimi ynë tregon lehtësim… kjo është një shenjë e mirë e për lirinë e shtypit”, tha Pauline Ades-Mevel e grupit të të drejtave të Reporterëve pa Kufij me bazë në Paris. “Nuk mund të dënohen gazetarët për shkak të një karikature. Nëse do të ishin burgosur, efekti te gazetarët e tjerë në veri të Qipros do të ishte negative”, tha ajo.