Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të 4 personave, të dyshuar si pjesë e grabitjes së Rinasit. Rama e quan zhvillim inkurajues aksionin e policisë, ndërsa ka një mesazh për të gjithë ata që baltosin punën e unifomave blu.

“Ndalimi i 4 personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit, një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimitPolicia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset,aq më shumë rritet forca e saj goditëse“, shkruan Rama.