Griezman ka zhvilluar një sezon spektakolar në planin individual. Sulmuesi fitoi Botërorin me Francën dhe Ligën e Europës dhe Superkupën me Atletiko Madrid. Francezi është shprehur i zhgënjyer që nuk është në podiumin e FIFA-s për “Topin e Artë”.
“Unë e meritoj të jem mes 3 të parëve. Në 2016 kam humbur 2 finale dhe isha në podium pas Ronaldos dhe Mesit, ndërsa këtë vit kam fituar 3 dhe nuk jam. Është diçka e çuditshme dhe ndjej keqardhje.
Ne fituam Kupën e Botës dhe nuk ka asnjë francez.” u shpreh Griezman për “L’Equipe”. Pjesë e podiumit janë Ronaldo, Modriç dhe Salah. 27 vjeçari është pjesë e Atletiko Madrid që prej vitit 2014 duke shënuar 80 gola në 145 paraqitje. Këtë verë ai refuzoi të largohej për të Barcelona.