Ilkay Gundogan e ka marrë vendimin për të ardhmen, duke mos e rinovuar kontratën me Mannchester City-n, e cila skadon në vitin 2020. Mesfushori gjerman tashmë mund të jetë zyrtarisht në merkato, duke nisur nga 1 qershori, teksa ishte Pep Guardiola që zbuloi vendimin e lojtarit për të mos negociuar një kontratë të re.
Një hap i tillë i lojtarit ka rritur shpresat e shumë klubeve që e dëshirojnë dhe mes tyre janë Interi, Atletico e Madridit apo Liverpooli. Edhe pse do të ketë vetëm 1 vit kontratë, çmimi i kartonit të Gundogan është të paktën 40 milionë euro.