“Listat e hapura të Kosovës tregojnë sesa e konsoliduar është demokracia”, tha sot kryetarja e grupit parlamentar të opozitës, Rudina Hajdari në takimin me Vjosa Osmanin, në selinë e LDK në Prishtinë, ndërsa theksoi nevojën e bashkëpunimit mes dy parlamenteve, Kosovë Shqipëri.

“Kënaqësi të takohesha me Vjosa Osmani, në selinë e LDK në Prishtinë. Bisedë frytdhënëse ku Osmani ndau me ne eksperiencën e LDK-së me zgjedhjet e fundit në Kosovë”, tha ajo.

“Listat e hapura të Kosovës tregojnë se sa e konsoliduar është demokracia, duke i dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë në Parlament”, theksoi Hajdari.

Po ashtu, Hajdari i uroi shumë suksese Osmanit, duke theksuar se shpreson që të thellohet bashkëpunimi i mëtejshëm ndërmjet dy Parlamenteve tona.