Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në kuadër të projektit “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve dhe Parandalimi i Mbetjeve Detare në Ballkanin Perëndimor”, financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga Bashkëpunimi Gjerman (GIZ), shpall thirrje për shprehje interesi për përfshirjen e studentëve dhe të maturantëve (18-22 vjeç) në propozimin e ideve inovative për parandalimin e ndotjes detare.

Studentët dhe maturantët mund të aplikojnë si individë ose si grup prej 2-3 individësh. Të interesuarit duhet të dërgojnë një Shprehje Interesi për Pjesëmarrje, CV dhe koncept ide (500 deri në 700 fjalë). Dokumentet duhet të dorëzohen me e-mail në adresën: [email protected] brenda datës 20 qershor 2019.

Të përzgjedhurit për të marrë pjesë në këtë aktivitet do të njoftohen brenda 7 ditësh nga mbyllja e afatit të dorëzimit të dokumenteve, së bashku dhe me detajet e tjera mbi datën dhe vendin e aktiviteteve.