Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim nga kancelarja Angela Merkel ditën e sotme në Gjermani në kuadër të lobimit për hapjen e negociatave. Kreu i qeverisë shqiptare ka dalë i kënaqur dhe optimist nga takimit me Merkel duke e vlerësuar si mike të vërtetë.

Ai thotë se ka mbetur shumë i inkurajuar nga predispozita pozitive. “Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel. Mike e vërtetë” shkruan Rama.