Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e fundit, presidenti Ilir Meta është takuar me ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se është i lumtur që e ka takuar dhe se po kalon çaste të gëzueshme.
“I lumtur të takohesha sot me Ramushin dhe Anitën te “Mrizi i Zanave” dhe të kalonim çaste të gëzueshme, duke uruar edhe fitoren e Dardanëve sot!”, shkruan Meta. (TemA)