Nuk mund të ndodhtë ndryshe gjatë të premtes së fundit para Krishtlindjeve në Britaninë e Madhe, ku “tradita” e do që të tejkalohet me pirjen e alkoolit.
Por, nuk mbaron me kaq, pasi në fakt “show” sapo ka filluar.
Mijëra djem dhe vajza të reja u panë rrugëve të qyteteve britanike gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm pasi kishin konsumuar sai të mëdha alkooli, raporton Albeu.com.
Disa të shtrirë në trotuar prej alkoolit dhe të tjerë që zhvishesin dhe qeshnin më të madhe, ishte panorama që mund të shihje kudo.
Harbimi gjatë të premtes së fundit para Krishtlindjeve është një fenomen i përhershëm në Angli dhe shpesh herë shkakton probleme të mëdha me të rinjtë.