Mos mendoni të shijoni bregdetin me diell edhe këtë fundjavë, sepse moti nuk ua favorizon. Shkoni më mirë në mal.

Sipas meteorologëve, fundjava do të karakterizohet nga vranësirat me tendencë shtrëngata.

Meteoalb thotë se ditët e fundit të majit do të paraqiten me alternime kthjellimesh e vranësirash, të cilat do të gjenerojnë shira herë pas-here dhe në formë rrebeshi.

Zonat më të prekura nga shirat do të jenë Veriu dhe Lindja e territorit. Kthjellimet do të jenë me dominonte në zonat e ultësirës perëndimore dhe në Jug të vendit.

Temperaturat pritet të luhaten në vlerat max 26⁰C-27⁰C .