Antonio Conte ka paralajmëruar se Interi duhet të përmirësohet në çdo aspekt pas disfatës ndaj Manchester United në miqësore.

“Gjërat pozitive që pashë ishin puna dhe uria që kishte skuadra, por kemi shumë vend për t’u përmirësuar në mbajtjen e topit dhe kur bëjmë presing,” shprehet trajneri në konferencën për shtyp.

“Djemtë kanë mentalitet pozitiv, i cili është i rëndësishëm në fazën përgatitore pasi nuk është e lehtë.”

Conte është kapur pas ndeshjes duke folur me Pogba dhe Lukakun, ky i fundit është objektivi kryesor i klubit për merkaton e verës.

“E kam thënë dje se Lukaku është një lojtar që më pëlqen, pasi mendoj se mund ta përmirësojë skuadrën tonë.”