Ikardi dhe “Interi” janë shumë pranë zgjatjes së kontratës. Lajmin e bëri të ditur bashkëshortja e sulmuesit argjentinas Vanda Nara, e cila është edhe menaxherja e lojtarit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Vanad Nara zbuloi se në orët e vona po shqyrtonte bashke me Ikardin, pikat e kontratës që do ta lidhin sulmuesin edhe për 4 vjet të tjera me “zikaltërit”.
“Është ora 00:30 dhe jam ende duke lexuar faqet e rinovimit të kontratës”, shkruan ajo në “Twitter” duke paralajmëruar një rinovim të kapitenit zikaltër.
Aktualisht Ikardi përfiton 4.5 milionë euro në sezon dhe kjo shifër pritet të rritet deri në 6. Kontrata e tij skadon në vitin 2021, por rinovimi pritet t’i shtojë atij edhe një vit tjetër. “Interi” për momentin po përjeton një dramë pas eleminimit nga Liga e Kampionëve. Ecuria e tyre në javët e fundit ka qenë negative dhe për këtë trajneri Spaleti ka marrë përgjegjësitë.