Pas sasive të mëdha të reshjeve që ranë gjatë fundjavës, moti duket se është përmirësuar, por kjo ka sjellë masa ajrore të ftohta.

Në zonat malore, temperaturat ditën e nesërme do të arrijnë deri në minus 4 gradë.

Parashikimi nga Shërbimi Ushtarak:

Për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë veriperëndimore. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vetëm zonat malore të verilindjes ku do të ketë vranësira kalimtare.

Ajo që vlen për tu theksuar për nesër janë temperaturat në vlerat minimale dhe mëngjesi i ftohtë. Në këtë mënyrë në relievet malore ato pritet të arrijnë deri në -4ºC (zona e Korçës dhe ajo e Dibrës) deri në 6ºC në zonat bregdetare ndërsa për kryeqytetin pritet një vlerë jo më e lartë se 3ºC.

Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 9ºC në zonat malore deri në 15ºC në ato të ulëta e ato bregdetare.

Ndryshe nga sot (erë intensive) era nesër pritet të fryjë e qetë me drejtim përsëri nga kuadrati i veriut por shpejtësi mesatare 1-7m/s. Përjashtim të lehtë bëjnë orët e mesditës ku përgjatë detit Jon era fiton itensitet deri në 12-15m/s.