200 nxënës të shkollës së mesme të bashkuar në fshatin Zgosht tëLibrazhdit e kanë nisur vitin shkollor në një godinë me kushte tërësishtbashkëkohore.Një investim i Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë së Librazhditbëri të mundur rikonstruksionin total të godinës e cila ishte shkatërruar shumëvite më parë.Rikonstruksioni përfshin termoizolim, sistem ngrohje, rrjetinhidraulik dhe elektrik, dyer e dritare, ambientet e jashtme etj, duke mos pasurasnjë ndryshim me shkollat në qendër të Tiranës apo të çdo qyteti tjetër.

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla dhe Kryetari iBashkisë së Librazhdit panë nga afër ambientet tërësisht të reja të kësajshkolle.

“Është kënaqësi të jesh këtu sot dhe të shohësh nga afërkëtë godinë e cila i shërben jo vetëm këtij fshati, por edhe disa fshatrave tëtjerë rrotull. Është një ambient tërësisht i rikonstruktuar.Kam qenë këtu para disa vitesh kur shkolla u dëmtua dhe qeveriae asaj kohe nuk akordoi asnjë fond të vogël rikonstruksioni. Tashmë, jo vetëm ekemi zgjeruar shkollën, pra është tërësisht një godinë e re me më shumë klasa,por gjithashtu është vendosur sistemi i ngrohjes, janë sistemuar të gjithaambientet sportive, baza materiale është e re, e po ashtu edhe laboratorët përzhvillimin normal të mësimit.” tha Balla.

Kryetari i Bashkisë Kastriot Gurra vuri theksin edhe tek punimetnë shkollat e tjera, apo aty ku ka nevojë për ndërhyrje:”Kjo është një shkollë e rikonstruktuar nga e para. Kjo kaqenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve të zonës pasi shkolla u shërben edhefshatrave të tjerë si Kostenjë, Drenovicë, Prevallë, Njësia AdministrativeStëblevë duke përfshirë Fushë Studën, Borova dhe Letmi.  Kjo shkollë plotëson kërkesat e të gjithë zonës për një arsim mëcilësor. Shpresoj shumë që në të tilla standarde të vijojmë edhe në shkolla tëtjera siç është gjimnazi i Polisit.Punimet po vazhdojnë gjithashtu në gjimnazin e Librazhdit dhekjo tregon një qasje shumë të fortë që ne kemi ndaj punëve.”

Në Shkollën e Mesme e Bashkuar në Zgosht të Librazhdit mësojnënxënës nga disa fshatra të kësaj zone, ndërsa krijimi i kushteve normale përzhvillimin e procesit mësimor është një nga objektivat kryesore të QeverisëShqiptare.