Përveç merkatos së kësaj vere, drejtuesit e Interit po mendojnë edhe për merkaton e ardhshme.
Sipas asaj që shkruan “Rai Sport”, zikaltërit kanë siguruar shërbimet e Mateo Darmian, dhe do ta transferojnë atë si një transferim i lirë verën e ardhshme. Kontrata e mbrojtësit me Junajtid, skadon në 2020-ën, dhe italianët kanë arritur një marrëveshje, që një sezon më vonë ai të kalojë në “San Siro”, me parametra zero.
29-vjeçari ka qenë gjithnjë i lidhur me një transferim te Interi, por nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje me klubin e tij aktual. Kohët e fundit u fol se për lojtarin interesohej edhe Juventusi, por duket se Konte, e ka bindur atë për të kaluar te zikaltërit.