Mauro Icardi do të rikthehet në stërvitje me klubin e Interit.
Ish-kapiteni ditën e mërkurë ai do të bashkohet me skuadrën zikaltër të cilët kanë pranuar duke patur frikë nga pasojat ligjore.
Sulmuesi argjentinas, zyrtarisht jashtë projektit, por ende nën kontratë me “Nerazzurrët” dhe në këtë mënyrë ai u ka kërkuar drejtuesve të përgatitet së bashku me skuadrën.
Nuk bëhet fjalë për një përmirësim marrëdhëniesh mes palëve, por vetëm për stërvitje. Trajneri Antonio Conte nuk do e llogarisë për ndeshjen dhe po pret që drejtuesit t’i japin zgjidhje kësaj situate.
Sulmuesi nuk ka arritur të gjejë një skuadër tjetër, kjo dhe për faktin se Wanda Nara nuk do që të largohet nga Italia.