nteri ka mposhtur Veronën me rezultatin 2-1 në San Siro dhe ngjitet përkohësisht në krye të renditjes. Ishte një ndeshje tepër e vështirë për vendasit pasi ishte Verona ajo që kaloi e para në avantazh, por falë dy golave në pjesën e dytë, zikaltrit kanë përmbysur gjithçka.

Interi e nisi mirë ndeshjen duke dominuar që në fillim, por e kishte shumë të vështirë të gjente hapësira në zonën e mbipopulluar të kundërshtarëve. Pas disa mundësive të rrezikshme të zikaltërve, Verona shfrytëzon një kundërsulm duke marrë një penallti pas faullit të Handanovic brenda zonës. Verra ka shënuar nga pika e bardhë duke kaluar të tijtë në avantazh. Interi nuk demoralizohet dhe vazhdon të sulmojë me shumë ngulm, duke krijuar mundësi pas mundësie, si para ashtu edhe pas pushimit.

Ishte Vecino ai që barazoi rezultatin në të 65’ me një goditje të bukur në portë dhe Interi mori zemër duke sulmuar me më tepër agresivitet. Në minutën e 83’ erdhi goli i mrekullueshëm i Nicolo Barella-s nga distanca. Mesfushori ka lëshuar një perlë duke gjetur trekëndëshin e djathtë. Zikaltrit kanë ruajtur avantazhin duke marrë tri pikë të arta që e dërgojnë në krye të renditjes së Serie A.