Mauro Icardi është i bindur për qëndrimin e tij te “Inter”. Edhe pse zikaltërit i kanë bërë të qartë bomberit argjentinas se nuk është në planet e klubit për sezonin e ardhshëm, Icardi sërish ka lëshuar mesazhe se nuk do të transferohet në asnjë skuadër tjetër.
“Qëndrojë këtu. Nuk largohem, afati për transferimin tim skadoj”, kështu shprehet Mauro Icardi, ndërsa ka publikuar dhe një foto ku është vetë sulmuesi sëbashku me familjen. Siç mësohet, Icardi ka sqaruar “Inter” se edhe për çështje familjare nuk ka më kohë për të realizuar një transferim të tij.
Siç flitet, bashkëshortja e futbollistit, Wanda Nara është shtatëzënë dhe futbollisti për t’u kujdesur sa më shumë për të, ka bërë të ditur se nuk do pranojë transferimin në skuadër tjetër, por do qëndrojë në Milano te “Inter”.
“La Gazzetta” bënë të ditur se “Inter” dhe Icardi kishin gjetur dakordësinë që transferimi i tij të bëhej brenda fundit të korrikut, por duke qenë se asnjë skuadër nuk ka trokitur në dyert e zikaltërve, Icardi ka vendosur të qëndrojë tashmë, pasi siç thotë dhe ish kapiteni i “Inetrit” koha skadoi.