Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur sërish rreth Messit.

Ai ka treguar një histori të padëgjuar më parë, duke thënë se Interi ka ofruar një shumë të çmendur prej 250 milionë euro për argjentinasin.

“Ishte viti 2016, kur pronari i Interi Moratti ofroi 250 milionë euro për Messin. Ai më ofroi këtë shifër parash por unë thash “JO”. Problemi ishte se ata po mundoheshin ta bindin babain e Messit”, tha fillimisht Laporte.

“Fatmirësisht ata vendosën që Messi të qëndrojë. Imagjinojeni se sa shumë do të ndryshonte historia nëse Messi do t’i bashkohej Interit”, përfundoi ai.