Italia ka qenë dhe mbetet një avokate e fuqishme e integrimit europian të Shqipërisë. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin e Italisë, Alberto Cutillo, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Shqipëri. Ruçi e përgëzoi Ambasadorin Cutillo për mandatin e tij të suksesshëm dhe kontributin në fuqizimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve.

“Italia ka qenë dhe mbetet një partner strategjik i Shqipërisë, partneri i parë tregtar dhe një nga donatorët kryesorë bilateralë të Shqipërisë, një fqinje dhe mike e çmuar, e cila i është gjendur pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve në kohë të mira e të vështira. Italia ka mikpritur dhe integruar emigrantët shqiptarë, me të drejtat e tyre ekonomike, sociale e politike. Mbi 560 mijë emigrantë dhe rreth 40 mijë sipërmarrës të niveleve të ndryshme jetojnë e punojnë aktualisht në këtë vend”, tha Ruçi.