Maria De Philippi bëri 57 vjeç dhe mes urimeve nga e gjithë bota ishte edhe ai i bërë në gjuhën shqipe.

Për këtë madje kanë shkruar mediat italiane ku jo vetëm përshkruajnë atmosferën që u krijua në Kënga Magjike. Pjesë e festivalit janë edhe 12 balerinë të emisionit ‘Amici’ të Philppit të cilët menduan t’i bëjnë një surprizë mbretëreshës së televizionit italian gjatë festivalit. ‘’Ata kanë dërguar një mesazh nga festivali më i rëndësishëm në Shqipëri që po zhvillohet këto ditë në Tiranë, me urimet më të mira për zonjën Costanzo’, shkruhet në portalin kikapress’

Italianët e rikthyen sërish vëmendjen nga balerina shqiptare që po njeh sukses atje, Klaudia Pepa ku theksojnë faktin se prezanton spektaklin krah Ardit Gjebreas, një nga prezantuesit më të rëndësishëm shqiptarë. https://www.kikapress.com/video/il-messaggio-di-auguri-a-maria-de-filippi-dallalbania/198547?jwsource=cl