Juventusi dhe Barcelona janë përfshirë në thashathemnajën e merkatos në ditët e fundit. Të dy klubet kanë nisur bisedimet për shkëmbimin e mesfushorëve Rakitic dhe Emre Can, por në fakt drejtuesit e kampionëve të Italisë synojnë një lëvizje “big”.

“Zonja e Vjetër” do në ekip sulmuesin Luis Suarez. Ky i fundit është i dëmtuar momentalisht, por drejtuesit e Barçës nuk e shohin më si të pazëvendësueshëm. Kalimi i Neymarit në Camp Nou mund të pasohet me largimin e uruguaianit.