Juventusi dhe Interi janë të interesuar ta transferojë Alexis Sanchezin e Manchester Unitedit gjatë këtij afati kalimtar të verës, sipas Sky Sports Italia. Përfaqësuesi i Alexis Sanchezit, Fernando Felicevich është takuar me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paraticin, dhe me drejtorin teknik të Interit, Piero Ausilion.

E ardhmja e Sanchezit në Manchester United është vënë në dyshim këtë verë, pasi kiliani e ka kaluar një sezon të dobët, gjatë të cilit i bëri vetëm nëntë paraqitje në Premierligë dhe vetëm katër paraqitje në të gjitha garat e tjera. Anësori 30-vjeçari u kërkoi falje tifozëve të Manchester Unitedit pas përfundimit të sezonit, kur “Djajtë e kuq” mbetën në pozitën e gjashtë, dhe e pranoi se ai nuk po performon aq sa kishte pritur.

Kjo ishte pjesërisht për shkak të lëndimeve, që e mbajtën atë jashtë fushave të futbollit për disa muaj radhazi, përfshirë këtu një problem me muskujt që e mbajti atë jashtë nga nëntori deri në dhjetor. Sanchezi shkoi në Kili për t’u rikuperuar dhe u kthye në Mançester vetëm disa ditë pasi Jose Mourinho u shkarkua nga pozita e trajnerit. Ai pastaj ishte titullar në dy ndeshje të FA Cup në janar, por që nga atëherë ka luajtur vetëm katër herë.

Sanchezi u transferua në Manchester United nga Arsenali në shkëmbim të Henrikh Mkhitaryanit. Manchester City kishte qenë në garë për transferimin e tij, mirëpo “Djajtë e kuq” i kishin bërë ofertë më të mirë.                    Sanchezi i ka shënuar vetëm pesë gola në 45 paraqitje në të gjitha garat që nga atëherë. Në Arsenal, ai i kishte shënuar 80 gola në katër sezonet nën drejtimin e Arsene Wengerit.