Dita e fundit e stërvitjes për këtë javë, ka rezervuar një lajm të mirë për skuadrën e Juventus.

Giorgio Chielini është rikthyer me grupin ditën e sotme.

Skuadra ‘bardhezi’ u grumbullua dhe këtë mëngjes si ditët e tjera të stërvitjes sezonale.

Stërvitja për skuadrën e “Zonjës së vjetër” filloi me punë specifike të ndara, ndërsa në pasdite grupi zhvilloi një seancë kushtuar ushtrimeve teknike dhe taktike, dhe përfundoi me një ndeshje praktike.

Nesër Sarri do t’i dhurojë një ditë pushimi futbollistëve. Të cilët do të kthehen në fushë të hënën, për të vazhduar marshimin drejt sezonit tjetër.