Rikthimi sensacional i rezultatit ndaj Atletico Madridit i ka mbushur kasat e klubit të madh italian Juventusi u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe kasat e klubit italian janë mbushur pas rikthimit sensacional ndaj Atletico Madridit.
Në fakt, kalimi i së tetës së finales e ka pasuruar klubin e Andrea Agnellit me 10,5 milionë euro bonuse, të cilave do t’ju shtohen 82,4 milionë eurove të fituara deri tash nga “Bianconeri: 17,1 milionë do ta arrijnë nga marketingu, 15,3 milionë nga bonuset e pjesëmarrjes, 29,7 milionë nga renditja historike e dekadës së fundmit, 10,8 milionë nga rezultatet në fushë dhe 9,5 nga kalimi i fazës së grupeve. Me arritjen në çerekfinale, të hyrat totale arrijnë kështu në 94,1 milionë euro, pa i përfshirë këtu përfitimet nga biletat e shitura në “Allianz Stadium”. Nëse e vazhdon rrugëtimin deri në finalen e Madridit, të hyrat e klubit italian mund të shkojnë deri në 126,6 milionë euro.