Juventusi nuk ia ka dalë në debutimin e trajnerit Mauricio Sarri në stol, të merrte maksimumin nga transferta e Fiorences, ku barazuan 0-0 me Fiorentinën.

Kështu, pas dy fitoreve të para, torinezët janë ndalur, ndërsa lajmet më të këqija duken dëmtimet e lojtarëve para sfidës së Ligës së Kampionëve. Kështu, në pjesën e parë u detyruan të braktisnin fushën Duglas Kosta dhe Miralem Pjaniç.

Dy futbollistë të rëndësishëm në mekanizmat e Sarrit, që bëjnë me dhimbje koke trajnerin.

Ndërkohë, në pjesën e parë, rastet në fushë ishin të pakta. Sakaq, në pjesën e dytë vendasit u shfaqën më kërkues, me Juventusin i cili nuk arriti të tregonte rrezikshmëri.

Ndërkohë, gjatë fraksionit të dy, fushën e lojës e braktisi edhe Danilo.

Një ‘mallkim’ para debutimit të Champions, dëmtime të cilat duken se dhembin më shumë se pikët e lëna. Me gjithë përpjekjen e vjollcëve, të cilët morën zemër edhe nga problemet në kampin kundërshtar, takimi u mbyll me shifrat 0-0.