Një 45-vjeçare është ndaluar nga Policia në zonën kufitare të Kakavijës. Shtetasja me inicialet L.S mbante me vete një armë, për të cilën nuk dispononte leje, të tipit Glock me 9 fishekë.
Gjetja e armës u bë e mundur nga Policia pas një kontrolli që iu krye automjetit të 45-vjeçares. (Lexo.al)