Kandidatja e Bindjes Demokratike për Qarkun e Vlorës Valbona Mezini, me anë të një postimi në profilin e saj të Facebook ka reaguar në lidhje me ish deputët të cilët dorëzuan mandatet, të cilat i kishin të blera sipas saj.

Në postimin e saj Mezini shprehet se këta individë mund ta shesin opozitarizimin që në momentin e parë për të nxjerr ato cfarë shpenzuan për mandatin, ndaj është koha që të kursjenë këtë pafytyrësi përballë shqiptarëve.

Postimi i plote i Mezinit:

Seç jane ca pseudo deputet të dorëhequr që zgjidhen qeset për të blerë mandatin, e sot na mbushin mendjen se opozita është pronë që e kanë blerë dhe mund ta shesin opozitarizmen në rastin më të parë që të nxjerrin çfarë shpenzuan.

Opozita sot nuk ka emër apo sigel për pazarin e rradhës.

Opozita sot është çdo shqiptar i vjedhur në 30 vjet, i drobitur nga bashkëpunëtorët që ndërtuan sistemin e falimentuar.

Mos u investoni të na mbushni mendjen, të paktën pafytyresine kursejuani shqiptareve. Boll Më!!