Pothuajse të gjithë e kuptojnë tashmë rolin e vërtetë të Karmës dhe me shumë mundësi edhe e kanë përjetuar me ndonjë ngjarje ekzistencën e saj. Me pak fjalë, Karma është ligji që vepron për t’i dhënë kujtdo atë që meriton, bazuar në gjërat që bën, mendon, apo flet. Është një formë e zbërthimit të “Ligjit të Tërheqjes”, në të cilin ne marrim mbrapsht, ato që dërgojmë në drejtim të universit.

Mund t’ju ketë ndodhur edhe ju që dikush t’ju ketë lënduar. Nuk është çudi. Jemi njerëz dhe të gjithë kemi persona që nuk na duan të mirën. Ata bëjnë të pamundur për të na ulur, sepse vetëm duke na parë të rrënuar, ata fitojnë kënaqësi. Por çfarë ndodh bazuar në ligjet e Karma-s. Ajo që dikush të ka bërë ty, do t’i kthehet shumëfish mbrapsht. Duket e pabesueshme, por nëse i mendoni mirë gjërat që ju kanë ndodhur, do të bindeni se Karma funksionon.

Ndaj, mesazhi që duam të merrni përmes këtij materiali, është se Karma do të bëjë punën e saj. Mos e mendoni aq shumë, se sa keq ju ka bërë dikush. Mos e mendo as pjesën se si duhet ta bësh edhe ti të vuajë atë. Hakmarrja është arma e një personi të dobët, ndaj lëreni gjithçka të rrjedhë siç duhet. Nuk ka pasur ndonjëherë raste kur ligjet e Karmës nuk kanë funksionuar, ndaj nëse ti e lë gjithçka në dorën e saj, do ta shohësh se sa mirë apo sa keq do të ecë jeta jote dhe e të tjerëve, bazuar në gjërat që ti di për ta. Mos u shqetëso se dikush të lëndoi. Një ditë tjetër do ta lëndojnë të tjerët edhe atë. Ndoshta edhe e kanë bërë, përderisa po kërkon të të shohë edhe ty të mërzitur…