E ftuar në Fax News, nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka komentuar refuzimin që KQZ i bëri kërkesës së disa partive opozitare për tu regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit, bazuar në dekretin e presidentit të Republikës Ilir Meta.

Sipas Mehmetaj, këto janë sjellje të tjera ligjore të cilat po bënë organizata socialiste brenda KQZ-së, për të cilat ne kemi thënë në vazhdën edhe të hapave të paligjshëm që morën për datën 30 qershor.

“Ata do të mbajnë përgjegjësi penale dhe unë sinqerisht u bëjë thirrje të mos mendojnë vetëm për veten e tyre, por dhe për njerëzit që ata i rrethojnë sepse sado të vonojë drejtësia, ajo nuk do të jetë përherë në duart e Edi Ramës dhe ata nuk do të kenë një mbrojtje të përjetshme. Ndaj të jenë të kujdesshëm pasi pasojat e akteve që ata po marrin, do të bien drejtpërdrejt si akte penale dhe si dënim ndaj tyre në të ardhmen”, është shprehur Mehmetaj.