Keni dalë për piknik në natyrë, apo për një shëtitje familjare? Epo vazhdoni me planet tuaja, pasi edhe moti ju mbështet këtë të diel.

Dita e sotme do të dominohet nga kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash, që do të dominojnë gjithë vendin. Vranësirat do të dendësohen më shumë në pjesën e dytë të ditës, por nuk do të ketë reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë luhatje të lehtë.

Nga ‘Meteoalb” mësohet se, 11 gradë do të jenë vlerat minimale, ndërsa vlerat maksimale do të shkojnë deri në 27 gradë celsius.