Këshillit Koordinues të Diasporës në pjesën e dytë të mbledhjes së sotme ka zgjedhur trupën drejtuese, kryetar Mark Gjonaj, nënkryetare Anila Hyka Smorgrav si dhe sekretare Adriana Fishta-Bejko. Këshillit Koordinues të Diasporës miratoi Rregullorja e Këshillit, e cila parashikon edhe zgjedhjen e drejtuesve të tij, anëtarët me votim të fshehtë zgjodhën si kryetar Mark Gjonaj, nënkryetare Anila Hyka Smorgrav si dhe sekretare Adriana Fishta-Bejko.

Kryetari, Gjonaj është përfaqësues i Diasporës shqiptare në SHBA dhe mban postin e këshilltarit në Këshillin e Bashkisë së Nju-Jorkut. Nënkryetarja, Smorgrav, profesioniste në fushën e IT-së dhe telekomit, përfaqëson Diasporën shqiptare në Francë. Ndërkohë sekretarja e Këshillit,. Fishta-Bejko është mësimdhënëse, autore dhe studiuese shkencore në Kanada.