Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indi, ku një vajzë e re është shtruar me urgjencë në spital, pasi kishte dhimbje të forta barku.
26-vjeçarja, Runi Khatun, i ka lënë mjekët pa fjalë, pas atyre që kanë zbuluar pas operacionit që kryen.
Ata nxorën nga stomaku i saj 69 zinxhirë, 80 vathë 90 monedha, një pirsing, tetë medaljonë, katë çelësa, një orë dy monedha floriri dhe pesë byzylykë, ndërkohë që vlera e këtyre bizhuterive shkonte deri në 53 mijë Pound.
Sipas mjekëve, e reja vuan nga një çrregullim i rrallë i quajtur “Acuphagia”, që i shtyn të prekurit nga kjo sëmundje të hanë objekte të ndryshme metali dhe sende që nuk treten.
Nëna e saj ka mbetur e befasuar nga e gjithë kjo, ndërsa shpjegoi se kishte vënë re mungesën e disa sendeve në shtëpi, por që kurrë nuk i kishte shkuar në mendje se i kishte ngrënë e bija.