Akrepi
Kjo e mërkurë do ju shohë në formë të shkëlqyer, të gjallë dhe të gatshëm për të përballuar ditën pa asnjë problem. Të favorizuar nga një Hënë e shkëlqyer që hyn në sektor, shumë të lindur të kësaj shenje do shohin përmirësime të dukshme në fushën e ndjenjave, si tek miqësitë edhe në familje.
Në dashuri, mirëkuptimi me partnerin/en do rritet bashkë me pasionin deri në atë pikë, sa do humbisni senset. Ta lini veten të lirë, është zgjedhje e shkëlqyer.
Do jetë moment i duhur për të gjetur qetësinë në çift, sepse Hëna do ju bëjë tërheqë edhe më shumë nga ç’jeni.
Nëse jeni single, do rikuperoheni dhe më në fund do gjeni qetësinë e humbur dhe do jetë e mundur që të nisni projektet për të ardhmen.
Do bëni takime shumë interesante, të cilat mesa duket do zgjasin edhe përtej stinës së verës.
Në punë sot, falë ndihmës së Marsit, mund të ndryshoni mendim mbi atë që po zhvilloni. Sigurisht, nuk do jetë e mundur të ndryshoni gjithçka që keni bërë deri në këtë moment, por sigurisht mund të tregoni se keni ide gjeniale dhe innovative. Jeni gati për t’ua kaluar kolegëve dhe eprorëve?