Konfirmohet në detyrë prokurori i Krimeve të Rënda Olsjan Çela, kandidat për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë.
Pas senacës dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin këtë të martë duke e konfirmuar në detyrë Çelën. Vendimi është pritur me duartrokitje në sallë.
Ndërkohë i pranishëm në seancë ishte edhe vetë Olsjan Çela si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë.