Ditën e sotme, “The Times” shkruante se klauzola e pranishme në kontratën e Pep Guardiolas i jep mundësi trajnerit spanjoll që të shkëputet nga Manchester City në kushte të caktuara, që në fund të këtij sezoni, pavarësisht se kontrata është e vlefshme deri në qershor 2021.
Në lidhje me këtë gjë, në konferencë për shtyp është pyetur edhe Guardiola, që i bezdisur ka kthyer përgjigje:
“Nuk është e vërtetë! Kam folur për qëllimet e mia një javë më parë”, tha trajneri i Cityt që ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë gjatë në “Etihad Stadium”.