Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Si pasojë e këtij aksidenti të ndodhur rreth orës 14:30 ka mbetur i plogosur shoferi i automjetit i cili pasi ka humbur kontrollin e makinës është përplasur me një Audi e cila ishte parkuar në krah të rrugës.

I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Korçës ku po merr mjekimin e nevojshëm. Ndërkohë që Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. (Lexo.al)