Bashkia Korçë po vazhdon punën në përmirësimin e infrastrukturës, për të ndryshuar rrugët jo vetëm të qytetit, por edhe të fshatrave përreth. Një punë sistematike po kryhet në fshatin e Melçanit për rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugëve që do të krijojë lehtësi në lëvizje për familjet e fshatit dhe jo vetëm.

Bashkia Korçë tha se po vijon puna intensive edhe në fshatrat e tjerë të Korçës për të përmirësuar kushtet e banorëve.