Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvillon trajnimin e komisionerëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor në të gjithë vendin. Trajnimet zhvillohen në datat 8 dhe 9 Maj. Kalendari i trajnimit i është vënë në dispozicion të gjithë anëtarëve të KZAZ-ve dhe trajnimi do të zhvillohet në selitë e KZAZ-ve përkatëse nga trajnues të cilët janë trajnuar nga KQZ.
Duke marrë në konsideratë rëndësinë e këtij procesi në funksion të mirëadministrimit të procesit zgjedhor, KQZ i bën thirrje çdo komisioneri të jetë pjesë e trajnimit dhe të respektojnë me korrektësi axhendën e tij. Trajnimi i komisionerëve ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në mënyrën e administrimit të procesit, veçanërisht për 51 KZAZ-të që do të kryejnë procedurat e regjistrimit të kandidatëve për organet e qeverisjes vendore.
Në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, kandidatët për kryetar bashkie dhe kandidatët për këshillat bashkiak, kanë detyrimin të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit ose të quajtur ndryshe, formularin e dekriminalizimit, në KQZ. Vlen të theksohet se, pavarësisht se në 51 KZAZ do të dorëzohen dokumentet e kandidimit, formulari i vetëdeklarimit do të dorëzohet në KQZ.