Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjve kanë rrëzuar sot kërkesën e kryetarit të këtij institucioni për hetim administrativ të votimeve të 30 qershorit.

Klement Zguri kishte kërkuar këtë hetim pas parregullsive të evidentuara në këtë proces.

“Për shkak të këtyre paqartësive deklarova që KQZ të ndërmerrte hetim administrativ.

I bëj thirrje kolegëve të mi, duke besuar që kjo që po kërkoj dhe nëse biem dakord ajo që do të bëjmë ndihmon në rritjen e transparencës dhe në risjelljen e besimit të publikut në procesin zgjedhor.

Propozimin e kam në tavolinë dhe kolegët do duhet të japin mendimin e tyre qoftë edhe nëpërmjet votes”, tha Zguri.

Pas përfundimit të numërimit të votave, opozita ka akuzuar se pjesëmarrja është rritur në mënyrë artificiale.