Mendohej se Sime Vrsajlko kishte mbyllur Botërorin pas dëmtimit ndaj Rusisë, por mbrojtësi me sa duket është riaftësuar në kohë dhe do të luajë përballë Anglisë. Emri i tij është në formacionin titullar të caktuar nga Daliç për duelin e sotëm, ku ka ndryshime në mesfushë në krahasim me takimi e mëparshëm.
Në rreshtimin e skuadrës rishfaqet Brozoviç, me Kramariç që kthehet përsëri në pankinë për t’i lënë vend futbollistit të Interit.
Ndërkohë, Anglia nuk bën ndryshime, pasi Sauthgejt ka ndërtuar një rreshtim për të cilin mendon se është më i balancuari dhe vazhdon t’i qëndrojë besnik idesë së tij.
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Vida, Striniç, Lovren, Perishiç, Rakitiç, Modriç, Brozoviç, Manxhukiç, Rebiç.
Trajner: Z. Daliç
Anglia: Pikford, Uollker, Stouns, Meguajr, Tripier, Jang, Henderson, Lingard, Dele Alli, Kejn, Sterling.
Trajner: G. Sauthgejt