Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me maturantët në fokus të së cilit kanë qenë problemet e arsimit parauniversitar dhe Maturës Shtetërore. Ajo është shprehur se politika ka dështuar në bërjen e Shqipërisë shtet, për këtë arsye u bën apel të rinjve që të kontribuojnë në ndryshimin e saj.

“Ne dështuam në bërjen e Shqipërisë por, duhet t’ju japim ju kurajon që ta bëni atë Shqipëri që duhet. E them këtë me bindjen e plotë sepse në 30 vite tranzicion ia kam kushtuar të rinjve por edhe atyre që nuk janë sot këtu, janë në emigracion”, tha Kryemadhi.