Nëse doni që t’ia hidhni shirave, atëherë duhet të prisni 15-ditëshin e dytë të muajit maj.

Dita e parë e këtij muaji nisi me shi dhe temperatura të ulëta dhe kjo situatë parashikohet që të jetë deri në datën 15.

“Pjesa e parë e muajit maj paraqitet e freskët, me prezencë të vranësirave, por sasi shirash të pakta. Pjesa e dytë e muajit sjell stabilizim të motit, por kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë vranësira dhe shira, por do të jenë më pak prezente dhe temperaturat do të jenë më të larta. Në datat 5-6 maj pritet të ketë reshje dëbore në male, kryesisht në Veri dhe Verilindje. Zona qendrore e vendit spikat disi me temperatura më të larta, me 1.5 deri në 2 gradë celsius më të larta nga mesatarja. Në pjesën e dytë të muajit pritet që temperaturat të kapin vlerën deri në 28 gradë celsius”, tha meteorologia Tanja Porja në emisionin “Rudina”.